Osmani: Duke rënë për Kosovën, Afrim Bunjaku e përjetësoi jetën e tij

Aktuale

Osmani: Duke rënë për Kosovën, Afrim Bunjaku e përjetësoi jetën e tij

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:27
Ramush Haradinaj

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Afrim Bunjaku edhe një herë na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje dhe jo vdekje.

E para e shtetit përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fotot nga ceremonia e varrimit të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili të dielën ra në krye të detyrës në veri të vendit, kur grupi terrorist serb sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

“Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku. Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi. Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për  atdheun është rilindje, jo vdekje.

Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat