Zvicra solidarizohet me Kosovën, dënon vrasjen e policit nga bandat serbe - kërkon ndëshkimin e autorëve të këtij krimi

Aktuale

Zvicra solidarizohet me Kosovën, dënon vrasjen e policit nga bandat serbe - kërkon ndëshkimin e autorëve të këtij krimi

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 16:52
Ilustrim

Vrasja e policit shqiptar, Afrim Bunjaku, nga Kosova në veri, nga bandat kriminale dhe terroristët serb po flitet nga mbarë komuniteti ndërkombëtar dhe personalitete botërore.

Lidhur me vrasjen e policit kosovar ka reaguar edhe Zvicra, duke dënuar këtë akt qyqar.

Në një reagim dërguar gazetës zvicerane Le Canton27.ch nga DFAE/EDA në Bernë ndër tjera thuhet: «Zvicra dënon fuqishëm sulmin e turpshëm kundër policisë së Kosovës dhe bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje»

Sipas zyrtarit nga Ministria e jashtme, Nicolas Bideau: «ata që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm duhet të sillen para drejtësisë.»

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat