“Jam i shokuar nga profesionalizmi...”/ E habitshme: Ja çfarë shkruan një komentues serb për Policinë e Kosovës

Aktuale

“Jam i shokuar nga profesionalizmi...”/ E habitshme: Ja çfarë shkruan një komentues serb për Policinë e Kosovës

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:02
Policia e Kosovës në Banjskë, veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj nga një përleshje me persona të maskuar më 24 shtator 2023.

Policia e Kosovës me profesionalizëm arriti ta mbante nën kontroll aksionin e krijuar në veri, në fshatin Banjskë ku mbeti i vrarë një rreshter i Kosovës.

E habitshme është ajo se çfarë ka shruar një komentues serb për Policinë tonë.

Analsiti Imer Mushkolaj, duke përcjell mediat serbe, ka publikuar një koment të një serbi për policinë tonë.

Shkrimi i Mushkolajt:

Një komentues në një media serbe, për Policinë e Kosovës:

"Jam i shokuar nga profesionalizmi i Policisë së Kosovës, nuk e kam pritur absolutisht një nivel të tillë. Gjithçka kanë përcjellur që nga fillimi, kanë xhiruar nga shumë kënde, nuk kanë vepruar dhunshëm, edhe pse kanë mundur ta neutralizojnë pa problem çdo person që shihet në xhirim dhe askush nuk do t'ua zinte për të madhe. Kushdo që i ka stërvitur forcat e tyre policore bravo i qoftë, ka bërë punë të mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat