Kurti: Dy vjet më parë, Serbia dërgoi MiG-29 në kufi, që atëherë dhuna është intensifikuar

Aktuale

Kurti: Dy vjet më parë, Serbia dërgoi MiG-29 në kufi, që atëherë dhuna është intensifikuar

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:49
Foto nga veriu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe ambasadorin rus në Beograd në kufi me Kosovën për ta frikësuar këtë të fundit.

Sipas Kurtit, që atëherë, dhuna dhe agresioni i Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës është intensifikuar.

“Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se në dy ditët e fundit, tensionet mes Kosovës e Serbisë janë rritur pasi një grup terrorist nga Serbia me në krye kriminelin Milan Radojiçiq, hynë në në Banjskë të Zveçanit, ku vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia iu kundërpërgjigj zjarrit duke lënë të vrarë katër terroristë dhe arrestoi tetë prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat