Profesori i kriminalistikës: Sulmi në veri kishte qëllim destabilizimin e rendit kushtetues në Kosovë

Aktuale

Profesori i kriminalistikës: Sulmi në veri kishte qëllim destabilizimin e rendit kushtetues në Kosovë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 19:23
Mensut Ademi

Profesori i kriminalistikës në Kosovë, Mensut Ademi, tha se sulmi në Banjskë të Zveçanit, kishte për qëllim destabilizimin e rendit kushtetues në Republikën e Kosovës.

Ademi tha se grupi kriminal ka qenë mirë i përgatitur.

“Në aspektin kriminalistik çdo herë e shohim si ka rrjedhë përgatitja e këtij aksioni. Për momenti jemi te rikosntruimi i kësaj vepre penale. Kur flasim për akt terrorist duhet të jemi të vetëdijshëm se cili ka qenë qëllimi dhe motivi.

Qëllimi dhe motivi i këtij sulmi ka qenë destabilizimi i rendit kushtetues në Republikën e Kosovës dhe cila është mundësia. Mundësia e kësaj, Serbia e cila furnizon me armatim, logjistikë, trajnime të një pas njëshme grupet kriminale dhe kjo është definicion shkencor se thuhet grupet e krimit të organizuar janë logjistika më e mirë e grupeve terroriste”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat