A mund të përsëritet situata e së dielës/ Ibishi: Ka edhe ekstremistë të tjerë

Aktuale

A mund të përsëritet situata e së dielës/ Ibishi: Ka edhe ekstremistë të tjerë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 20:40
Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë në vend, ka deklaruar se ngjarja e së dielës në veri të vendit edhe mund të përsëritet.

Ai thotë se kriminelët serbë kanë marrë leksion të mirë dhe kanë dështuar.

Sipas tij Policia e Kosovës është e gatshme t’i përgjigjet çdo rreziku dhe kërcënimi të këtyre grupeve.

“Se a do të ketë raste në të ardhmen Policia e Kosovë ka treguar dhe gjendja e sigurisë asnjëherë më e mirë në kuptimin e mbulimit të një intrakontrolli të situatës, rendit dhe qetësisë publike, por se a do të ketë raste unë mendoj se do të ketë ekstremistë të tjerë, por mendoj se kanë marrë një leksion të mirë nga kjo ndërhyrje çfarë kanë mendu ata edhe që iu ka dështuar tërësisht, pra kanë pësuar kolaps, mirëpo Policia e Kosovës do të kryej detyrat e veta anekënd Kosovës, pra edhe në këtë pjesë të vendit mendoj që ka kapacitete të bollshme dhe tu përgjigjet çdo rreziku edhe kërcënimi të këtyre grupeve terroriste”, ka deklaruar Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat