Rashiq: Ka pasur informata se afër Rashkës ka një kamp ushtarak

Aktuale

Rashiq: Ka pasur informata se afër Rashkës ka një kamp ushtarak

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 21:32
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në “Debat Plus”, ka thënë se para tre muajsh kanë ekzistuar disa informata se ka një kamp trajnimi ushtarak afër kufirit në Rashkë.

Ai tha se megjithatë nuk e din se a lidhen këto ngjarje me sulmin terrorist së të dielës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Ka qenë ashtu, para 3 muajsh, pas rrëzimit të barikadave, ka ekzistuar një informatë, e morra edhe nga zëvendësi im Radimoraviq, se po krijohet një bindje, se ka indikacione se ka armatim në formën që ka spekulime dhe besohet që ka një kamp afër kufirit në Rashkë, ku disa njerëz po veprojnë sipas ushtrimeve militare, ku do të përgatitet për diçka. Për veprimin që ka ndodh të dielën nuk  e kam ditë nuk kam dëgju”, tha ai.

Sipas tij informatat tregonin se shumë të rinj serbë po manipuloheshin aty.

“A janë të njëjtit persona a po jo, por ka pasur informata se ka pasur një fushë ku të rinjtë janë manipuluar…”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat