Vetura me shënimin Republika e Serbisë/ Profesori: Thoni pastaj se e ka bërë Vulini në krye të vet, se Vuçiç nuk di gjë!

Aktuale

Vetura me shënimin Republika e Serbisë/ Profesori: Thoni pastaj se e ka bërë Vulini në krye të vet, se Vuçiç nuk di gjë!

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2023 Në ora: 21:44
Vetura me stiker serb

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot operacionin në veri të vendit,

Përveç arrestimeve Policia ka konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Në mesin e veturave që ka sekuestruar Policia e Kosovës, është edhe një veturë e cila mbanë stiker të regjistrimit në Serbi.

Profesori Enver Bytyçi, ka thënë se gjitha këto janë bërë me dijeni të Vuçiqit.

“Kjo veture e bandës terroriste të Serbisë u konfiskua nga Policia e Kosovës. Ka shënimin: “Republika e Serbisë. Ministria e Punëve të Brendëshme“

Thoni pastaj se e ka bërë Vulini në krye të vet, se Vuçiç nuk di gjë!”, ka shkruar profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat