​Hovenier: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar

Aktuale

​Hovenier: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 21:59
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se SHBA-të duhet të përcaktojnë nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin e së dielës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se ky sulm ka qenë i koordinuar dhe sofistikuar.

Në një intervistë për “Politico” ai ka thënë se “njerëzit që ne i mbajmë më përgjegjës janë njerëzit që qëlluan në drejtim të zyrtarit policor të policisë së Kosovës”.

Hovenier ka thënë se "sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon".

Hovenier tha se SHBA-të duhet të përcaktojnë ende nëse Serbia ishte përgjegjëse për pritën, siç pretendon Kosova, por ai tha se pajisjet e konfiskuara nga autoritetet, që përfshinin raketahedhës, mina dhe një transportues të blinduar të personelit, ishin të "gradës ushtarake të padisponueshme për qytetarin e zakonshëm.”

Ai tha se SHBA-të nuk kishin arsye të dyshonin se armët dhe pajisjet e tjera të paraqitura nga policia e Kosovës në një konferencë për shtyp të hënën nuk ishin ato që u gjetën në vendin e ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa deri tani dihet për tetë persona të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat