Albin Kurti: Vuçiqi na tha në Bruksel që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve

Aktuale

Albin Kurti: Vuçiqi na tha në Bruksel që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve

Nga: N. Sh. Më: 26 shtator 2023 Në ora: 22:09
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka reaguar edhe njëherë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku edhe mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Kryeministri Kurti thotë se, Vuçiqi është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Sipas Kurtit, Vuçiqi dëshironte që me 24 shtator Manastirin Ortodoks të Banjskës ta shndërronte në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.

Kurti tutje shprehet se, Vuçiqi në takimin e 2 majit në Bruksel tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.

Më poshtë postimi i plotë:

Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat