Ndikimi i situatës në veri në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Ndikimi i situatës në veri në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 22:25
Pamje nga Brukseli

Tensionet e fundit në veri që erdhën si pasojë e sulmeve nga pjesëtarët e grupit terrorist, sipas njohësve të procesit të dialogut do të kenë ndikim edhe në tavolinën e bisedimeve. Sipas tyre, dialogu ka nevojë për një format të ri, në të cilin Kosova dhe Serbia do të uleshin edhe përballë liderëve të fuqishëm botëror.

Sulmet e grupit terrorist ndaj Policisë së Republikës së Kosovës, që çoi në një përshkallëzim të ri të gjendjes së sigurisë në veri, besohet se do të kenë implikim edhe në fushat e tjera përveç sigurisë.

Njohësi i çështjeve politike Melazim Koci, thotë se tash e tutje në dialog duhet të përfshihen në mënyrë direkte edhe personalitet apo liderë të fuqishëm botëror.

“Personalisht pres që të kemi ri-formatim të këtij dialogu. Në ç’kuptim? Pres që ky dialog të ngitet në nivelin më të lartë të atyre që e kanë formuluar marrëveshjen franko-gjermane. Do të thotë kyçjen e kancelarit Shcolz, presidentit Macron dhe të sekretarit Blinken. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme, sepse në 15 vitet e fundit është evidente që pa praninë e fuqishme të amerikanëve në dialog, në të gjitha proceset nuk ka rrugëdalje nuk ka zgjidhje”, tha njohësi i qështjeve politike, Melazim Koci.

Ndërsa, Belgëzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale thotë se ngjarjet e veriut do të diktojnë një lloj dinamizmi të dialogut.

“Nëse i shohim deklarimet e fundit të Sekretarit Blinken, por edhe të gjithë emisarëve që nga zotri Lajcak, e deri te emisaraj e kryeministres italiane që u takuan dje bashkaritsht, atëherë ata kanë bërë të ditur që dialogu duhet të dinamizohet, por nuk kanë treguar gatishmëri për ta ndryshuar edhe kornizën edhe formatin edhe përmbajtjen e dialogut dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është që treguan ndonjë gatishmëri për ta marr rolin prirës në dialog”, u shpreh Belgëzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale.

Njohësit e çështjeve politike po ashtu kanë theksuar se nëse ftohet një takim në kuadër të dialogut Kosova duhet ta pranoj, pasi aktualisht vendi është në pozitë shumë më të favorshme në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat