Raci: Sulmin terrorist në Bansjkë e organizoi Serbia – Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

Aktuale

Raci: Sulmin terrorist në Bansjkë e organizoi Serbia – Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 22:42
Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se aksioni kriminal i grupit terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ishte i organizuar prej Serbisë.

Sipas Racit, Vuçiqi në konferencën e tij tregonte për incizime të bisedave mes policëve të Kosovës, teksa shtoi se për ta bërë këtë duhet aparat i fortë, teksa shtoi se Lista Serbe duhet shpallur organizatë terroriste.

“Ka qenë operacion i organizuar prej një shteti si është Serbia dhe Shërbimi Sekret Serb. Qeveria e Kosovës duhet të mendojë seriozisht që këtë parti ta shpallë organizatë terroriste. Radojiçiq nuk është nënkryetar, por lideri i vërtetë i Listës Serbe”, tha Raci.

Më tej, ai tha se nëse Lista Serbe hiqet nga skena politike, serbëve të Kosovës do t’iu hapet fryma që në mënyrë të lirë të grumbullohen në parti të tjera politike dhe të ketë pluralizëm politik.

“Serbëve duhet hapur frymën e lirë që ata të zgjedhin vet pa diktatin e Radojiçiqit. Urdhrin e Vuçiqit për të mos dalur në zgjedhje e ka zbatuar Radojiçiqi me 10 kryetarët e tij dhe ato kompanitë e biznesit”.

“Ai ka vendosur kryetarë në këto 10 komuna e ai ka hequr kryetarë, Ai është i përfshirë edhe në aferën ‘Brezovica’”, tha Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat