Eksperti i sigurisë, Dashevci: Sulmi në veri plotëson kriteret për t’u cilësuar terrorist

Aktuale

Eksperti i sigurisë, Dashevci: Sulmi në veri plotëson kriteret për t’u cilësuar terrorist

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:41
Arben Dashevci

Sulmi që ndodhi dy ditë më parë në Banjskë të Zvecanit, po vlerësohet të jetë më i madhi i përgatitur ndaj Republikës së Kosovës.

Është eksperti I sigurisë, Arben Dashevci, që thotë se ky sulm ishte terrorist.

“Sipas asaj që kemi mësuar në kriminalistikë dhe shkencat e sigurisë, sulmi plotëson kriteret e sulmit terrorist. Ka qenë sulm frontal, qëllim ka qenë vrasja e policit, të në dëmtojnë si shtet dhe kushtetutshmërinë”, është shprehur Dashevci.

Aksioni i policisë për të shpërndanë pako ushqimore për banorët lokalë, sipas tij nuk është I pari në raste të tillë dhe se ngjashëm është vepruar edhe në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat