Baraliu: Listës Serbe mund t’i ndalohet veprimtaria

Aktuale

Baraliu: Listës Serbe mund t’i ndalohet veprimtaria

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:45
Mazllum Baraliu

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, tha se nëse vërtetohet ndërlidhja e pjesëtarëve te Listës Serbe në organizata terroriste, kësaj partie mund t’i ndalohet veprimtaria.

Baraliu tha se për pjesëmarrjen e Milan Radojiqiqit, njeriut kryesor të kësaj partie në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, duhet të ketë vendosmëri, me maturi dhe pa vonesa.

Baraliu tha se ndalimi i veprimtarisë së kësaj partie mund të bëhet qoftë mbi bazën e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë apo me një vendim të Qeverisë, duke e shpallur Listën Serbe si organizatë terroriste dhe duke ia mohuar veprimtarinë politike.

“Ndalohet, ndalohet veprimtaria politike. Natyrisht që me vendime të Qeverisë siç është vepruar në rastin e dy organizatave kriminale që janë shpallur organizata terroriste pak më parë, me vendim të Qeverisë, kur Qeveria e konsideron rrezik shtetëror siç e thash cenimin rendit kushtetues dhe të sigurisë së vendit dhe të qytetarëve, me vendime të caktuar por meqë po pretendojmë që jemi shtet demokratik dhe po themi që jemi ndër më demokratikët në Ballkan, do të duhej. Prandaj po them, me vendosmëri e pa vonesë por pasi të zbërthehen të gjitha aktet dhe faktet që kanë ndodh dhe ndërlidhja e kësaj organizate politike gjegjësisht partie me këto veprime kriminale jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën, do të duhej ndërmarrë masa adekuate, qoftë ndalimi i saj siq e parasheh Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, qoftë me ndonjë vendim të Qeverisë shpallja e një organizate të tillë politike pra një partie politike si organizatë terroriste”, u shpreh Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat