Demhasaj: E kemi pas Escobarin, nuk e kemi dashtë, kemi përfundu te Borreli dhe te Lajçaku

Aktuale

Demhasaj: E kemi pas Escobarin, nuk e kemi dashtë, kemi përfundu te Borreli dhe te Lajçaku

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:48
Arton Demhasaj

Njohësi i qështjeve politike në Kosovë, Arton Demhasaj, tha se Kosova ka pas garancion nga Escobari se në Kosovë nuk do të ketë Republika Serpska, por shtoi se deklarata e tij nuk është marrë parasysh.

Demhasaj tha se para dy viteve kur Escobari e ka dhënë një deklaratë të tillë, Kosova nuk ka pas nevojë të merret as me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe as me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, në atë kohë Kosova ka fjet në gjumë, derisa sipas Demhasajt, prapë do të kthehet tek i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Para se me ndodh aksioni në veri, Escobari ka dalë me qasje shumë të qartë, ka thënë ne nuk lejojmë në asnjë rrethanë me u kriju një Republika Serpska në Kosovë, e para. E dyta, ka thënë, ne kërkojmë nga Kosova me implementu marrëveshjet e të kaluarës, me themelu Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke u bazuar tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Garancion ma të madh nuk kemi marrë as nuk mund të marrim prej askujt tjetër. Ne nuk kemi nevojë me u marrë as me Borrellin, as me Lajçakun. Nuk kemi pas nevojë me u marrë as para 2 viteve kur ka ardhë Escobari këtu dhe ende pa fillu dialogu ka thënë, merrini kryeni obligimet e juaja, prezantojini ju, si ju e shihni si Kosovë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Ne kemi fjet në gjumë. Nuk kemi dashtë, se kemi thënë Zajednica nuk kalon dhe kemi përfundu te Borrelli dhe te Lajçaku. Nuk kemi dashtë me Escobarin, kemi përfundu te Borrellli dhe te Lajçaku”, u shpreh Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat