Miller: Kosova e Serbia të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, t’i rikthehen dialogut

Aktuale

Miller: Kosova e Serbia të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, t’i rikthehen dialogut

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 00:34
Matthew Miller

Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Në konferencën e rregullt për media, ai është pyetur edhe për kërkesën e Serbisë që KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e veriut të Kosovës.

Mirëpo Miller nuk foli specifikisht për këtë çështje, duke thënë vetëm se palët duhet t’i kthehen dialogut.

“Ajo që ne mendojmë se është e rëndësishme është që të gjitha palët duhet të punojnë menjëherë me partnerët ndërkombëtarë për de-eskalim të situatës dhe të garantojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Miller. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat