Rron Gjinovci përmend dy ide të “dëmshme” për Kosovën – jep zgjidhjen për demaskimin e Listës Serbe!

Aktuale

Rron Gjinovci përmend dy ide të “dëmshme” për Kosovën – jep zgjidhjen për demaskimin e Listës Serbe!

Nga: M.H. Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:16
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të vendit.

Ai përmendi “këta të Serbisë në Kosovës” që po përmendin dy ide, përcjell “Bota sot”.

Këto dy ide sipas tij nuk janë të duhurat pasiqë mund të na kthejnë kundër bashkësisë ndërkombëtare.

Postimi i plotë

Qeveria e Kosovës duhet dhe besoj ka me konë e matun. Na duhet veç me shtri kontrollin pa drama në veri edhe me pasë konsistencë në negociata.

A jeni tu e vrejt këta t'Serbisë në Kosovë qysh po i shtyjnë dy ide: 1. Mos me shku në negociata edhe 2. me shpallë Listën Serbe organizatë ilegale.

Instikti i parë na thotë ashtu është, por këto veprime munden me na e kthy prap bashkësinë ndërkombëtare kundër. Çka duhet me bo? Me shku në negociata dhe me mbajtë vijën në të cilën jemi. Me punu në demaskimin e Listës Serbe deri sa ajo e humbë totalisht përkrahjen te bashkëqytetarët tanë serbë. Ngadale, mençëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat