Zhduket 47 vjeçarja nga Klina, policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e saj

Aktuale

Zhduket 47 vjeçarja nga Klina, policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e saj

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 15:49
Drita Colaj

Drita Colaj nga Zllakuqani i Klinës është zhdukur tash e disa ditë. Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për gjetjen e Dritës.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: DRITA (Bardhec) COLAJ e lindur me 04.01.1976 në Zllakuqan-Klinё”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat