Ibishi: Vuçiqi po e luan rolin e “Putinit të vogël” në Ballkan

Aktuale

Ibishi: Vuçiqi po e luan rolin e “Putinit të vogël” në Ballkan

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 18:16
Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e imiton diktatorin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai tha se Vuçiqi nuk ka guxim ta fus ushtrinë në Kosovë, për këtë arsye sipas tij po e përdor luftën hibride, duke i përdorur terroristët që të krijoj kriza në Kosovë.

“Vuciqi po luan rolin e Putinit të vogël në Ballkan me detyra prej Rusisë, me insistim të luftës hibride, nuk ka guxim të ndërhyj me forca të bëjë invadim në Kosovë, e ka përdor luftën hibdride duke ngritë ekstremistë apo grupe terroriste, qoftë lokal apo tjetër me qëllim të ngris kryengritje.

Këtë duhet me shfrytëzu në këtë moment, duke ia atribu organeve profesionale, hetuesisë dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat