Ardita Sinani akuza Shqiprim Arifit: Për terroristët mbajti zi edhe Komuna e Preshevës

Aktuale

Ardita Sinani akuza Shqiprim Arifit: Për terroristët mbajti zi edhe Komuna e Preshevës

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 19:08
Preshevë

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Kurti, i ka reaguar kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifit, duke e akuzuar se komuna që ai udhëheq mbajti zi për terroristët që sulmuan policinë në Banjskë të Zveçanit.

Sinani shkruan se urdhërin e Vuçiqit për mbajtjen e zisë e zbatoi edhe komuna e Preshevës.

Ajo ka publikuar edhe flamurin serb të ulur.

Postimi i saj i plotë:

Patriotizëm nëpër rrjete sociale, e zbatim urdhërash në realitet.

Pas shpalljes "ditë zie" me rastin e vrasjes së tre terroristëve në Kosovë, nga ana e presidentit serb, Vuçiq, urdhërit iu nënshtruan komunat me shumicë serbe në Kosovë, republika Srpska, dhe e fundit, e vetmja komunë me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat