Snajperisti gjerman për pamjet e ikjes së terroristëve: “Nëse kjo do ndodhte, do ishte një skandal ndërkombëtar”

Aktuale

Snajperisti gjerman për pamjet e ikjes së terroristëve: “Nëse kjo do ndodhte, do ishte një skandal ndërkombëtar”

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 21:08
Michael Spath

Michael Spath, snajperisti amerikano-gjerman, ka ngritur disa pikëpyetje rreth pamjeve të ikjes së terroristëve serbë nga fshati Banjskë në Zveçan, pas vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku.

Amerikano-gjermani, i cili më 1999 kishte lënë Gjermaninë për t’iu bashkuar UÇK-së në Koshare, ka thënë se “diçka kishte gabim në atë situatë”.

Ai ka thënë se mund të ketë pasur një ngjarje në prapaskenë që ua ka mundësuar terroristëve serbë të largoheshin.

Nuk është gabimi tek videoja. Por, 20 anëtarë të grupit terrorist me gjithë atë armatim i bie se diçka ishte gabim aty. Ose në prapaskenë kishte orkestrim për t’i lënë terroristët të largoheshin ose nuk kishte mjaftueshëm personel policor në vendin e ngjarjes kur ndodhi situata në mënyrë që të ndaloheshin dhe të arrestoheshin ata. Çka më çudit mua është se si nuk kishte mbështetje ajrore, helikopterë apo çfarëdo tjetër që t’i ndiqnim terroristët”, tha ai.

“Si është e mundur që nuk kemi bërë kërkesë për të pranuar mbështetje ajrore, në mënyrë që të kishim monitoruar konkretisht çfarë rruge kishin marrë terroristët. Gjithkush është duke pyetur për këtë, ku kanë shkuar ata?”, pyeti Spath.

I pyetur nëse aludon se mund të jetë hapur një korridor largimi për terroristët serbë në Banjskë, Spath, i njohur si ‘Frank Snajperisti’, ka thënë se nëse kjo do të ndodhte do të ishte skandal ndërkombëtar.

“Nuk mendoj. Jo. Nëse kjo do të ndodhte atëherë do të ishte një skandal ndërkombëtar. Kam parë gjëra të tilla në Amerikën Jugore dhe në Nikaragua, por kjo nuk vjen nga forcat ushtarake. Ndonjëherë ju përpiqeni të merrni një urdhër për të gjuajtur me armë. Nganjëherë, duhet të bëni kërkesë për të hapur zjarr, për të gjuajtur. Por, nëse kjo është refuzuar nga shteti i cili ju ka stacionuar aty, atëherë s’keni çfarë të bëni për këtë, duhet vetëm të shikoni”, ka thënë ai, duke aluduar se mund të ketë pasur urdhër për policët që të mos i gjuanin terroristët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat