Çeku për sulmin terrorist: Vulini është drejtpërdrejt i përfshirë me miratimin e Vuçiqit

Aktuale

Çeku për sulmin terrorist: Vulini është drejtpërdrejt i përfshirë me miratimin e Vuçiqit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:00
Çeku

Ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës, duke thënë se Serbia e ka zgjedhur momentin politik, ditën dhe drejtimin ku do të hyjë.

Sipas Çekut, bëhet fjalë për parapërgatitje mujore, teksa u shpreh i sigurt se edhe kidnapimi i tre policëve të Kosovës muaj më parë ishte pjesë e përgatitjes së grupit terrorist.

“Ishte një sinjal i Policisë së Kosovës që të mos qëndrojnë aty, që ta bëjnë atë zonë si shumë të rrezikshme në mënyrë që Policia e Kosovës t’i shmanget asaj zone sa më shumë”.

“Mendoj që u zgjodh ky momenti politik, është operacion i dirigjuar drejtpërdrejt nga Serbia, nga udhëheqja e tyre politike e ushtarake. Mendoj se këtu drejtpërdrejt është i përfshirë Vulini, me dijeninë dhe miratimin e Vuçiqit, dhe Radojiçiqi ta zbatojë këtë, me mbështetje lokale nga Lista Serbe”, tha Çeku në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se rundi i fundit i bisedimeve ishte më i vështirë për Kosovën, ndërsa Serbia ka vlerësuar se momenti më i mirë për këtë sulm ishte pikërisht tani, duke parë që simpatia ndërkombëtare ndaj Kosovës pësoi rënie.

“Pas këtij rundi, disi edhe faktori ndërkombëtar filloi ta fajësoj qeverinë tonë si pjesë e problemit, ndërsa Serbinë e lavdëroi për qëndrimin e saj dhe Serbia e ka vlerësuar se mbështetja ndërkombëtare për Kosovën është e dobët dhe nuk ka gjasa që të merren vesh me Kurtin për një zgjidhje politike dhe e vlerësoi që tani është momenti për veprim, pasi Kosova s’e kishte simpatinë nga ndërkombëtarët çfare e ka pasur dhe tash është momenti politik më i miri për të vepruar”, tha Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat