Haradinaj godet Kurtin: Albini e ka përcjellë luftën prej Prishtine, lehtë është me çu dikond në luftë

Aktuale

Haradinaj godet Kurtin: Albini e ka përcjellë luftën prej Prishtine, lehtë është me çu dikond në luftë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:15
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për Policinë e Kosovës, që u sulmua të dielën nga terroristët serbë, që vranë rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

Teksa ka folur për pushtetin dhe Kurtin, Haradinaj tha se shumica prej tyre nuk e kanë njohur heroin Bunjaku dhe policët e tjerë, të cilët shtoi se i ka pasur edhe bashkëluftëtarë.

Haradinaj po ashtu e goditi edhe Kurtin pak, duke thënë se ai luftën e fundit në Kosovë e kishte përcjellë nga Prishtina, duke i çuar selam se “lehtë është me çu dikë në luftë’.

“Lehtë është për ta me çu dikond në luftë. Shumica prej tyre s’e kanë njoftë Afrim Bunjakun. Ndryshe është me çu dikond. Prej ku e ka përcjellë Albini luftën, prej Prishtine. Shumica e policëve janë bashkëluftëtarë të mi. Prandaj çdo qytetar duhet me i shërby vendit deri në vdekje. Ndërsa sjellja e Kurtit nuk është e mirë ndaj Policisë…”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat