Dialogu, Presidentja: Nuk shoh sukses pa përfshirjen e Amerikës në rol udhëheqës

Aktuale

Dialogu, Presidentja: Nuk shoh sukses pa përfshirjen e Amerikës në rol udhëheqës

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:23
Joe Biden dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i prijnë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se marrëveshja e Ohrit nuk është “perfekte” për Kosovën.

Osmani ka shtuar se marrëveshja ka disa të mira, “por i ka disa gjëra për të cilat i kam dyshimet e mija sesi do të zbatohen në praktikë”, duke thënë se dyshimet janë te neni 7 dhe te neni 10.

Sipas saj, zgjidhja është që duhet ulur me SHBA-në për të përgatitur draftin e Republikës së Kosovës.

“Ne duhet ta prezantojmë para sekretarit të SHBA-së draftin tonë i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe letrën e Mogherinit që garanton që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan i cili sqaron se do të jetë vetëm trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat