Osmani për Listën Serbe: Do merren masat që parashihen me ligj

Aktuale

Osmani për Listën Serbe: Do merren masat që parashihen me ligj

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:30
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Listën Serbe, në lidhje me reagimin e tyre pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ajo tha se Lista Serbe është dashur të distancohej nga sulmi terrorist që ndodhi ditë më parë. E pyetur se cfarë masa mund të ndërirren ndaj kësaj partie, Osmani theksoi se do ketë një takim të përbashkët me liderët shtetëror të Kosovës, dhe do shihen veprimet ligjorë që do mund të ndërmirren.

“Për keqardhje që Lista Serbe të ishte një parti që luftonte për të drejtat e komunitetit serbë në Kosovë.. është shndërruar në mjet të Vuçiqit për ta luftuar paqen dhe sigurinë në rajon, më së paku i shkon për shtati qytetarëve serbë që janë në Kosovë. Më së shumti që janë terrorizuar nga elementet kriminale në veri, janë serbët e veriut, janë gruoet e njëjta kriminale që akuzohen që e kanë vrarë Ivanoviqin, kanë kryer sulme deri në kidnapime, kanë sulmuar KFOR-in, e gazetarët gjatë majit dhe qershorit, tani policinë e Kosovës. Jemi duke bërë të gjitha analizat ligjore do të kemi një takim me kryeministrin, kryetarin e kuvendit, zëvendëskyreminisren, për të diskutuar këtë çështje gjatë orëve në vijim, gjithçka që parashihet në ligj do të jenë amsat që do të ndërmirren”, tha ajo.

Osmani theksoi se Bashkimi Evropian nuk është dashur të lëshoj deklarata të llojit “palët të përmbahen”, ajo tha se Kosova është vetëmbrojtur.

“Nga cfarë të përmbahet Kosova, nga vetëmbrojtja?”, tha Osmani. Ajo theksoi se Kosova vazhdimisht i ka zbatuar marrëveshjet kurse Serbia e ka rritur masën e dhunës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat