Bajqinofci: S’ka pasur asnjë bisedë për nxjerrjen e sulmuesve terrorist nga veriu

Aktuale

Bajqinofci: S’ka pasur asnjë bisedë për nxjerrjen e sulmuesve terrorist nga veriu

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:38
Mefail Bajqinofci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinofci, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ka theksuar se nuk ka pasur asnjë bisedë apo thirrje telefonike për ndihmë në largimin e sulmuesve që shihen duke ikur nga veriu.

“Unë të siguroj me plot përgjegjësi, janë parë edhe videot, ata ikin sepse ajo pjesë e malit është e paktrollume është zor atë kufi 15 kilometra me kontrollu atë pjesë. Kur kanë hy policia e kanë parë ata se kanë dështuar në operacion dhe janë tërheq pasi iu kanë vra disa kriminel terrorist të tyre. Prandaj unë të siguroj që nuk ka pasur asnjë bisedë asnjë telefonatë apo diçka që ka thënë këshilltarja e ministrit Trajkoviq, që dikush i ka nxjerrë. Sepse e më së pari nuk dihet se kur ikin ata a ka mundur me kanë ndonjë pelegrin aty me ta”, ka deklaruar ai.

“Unë ju siguroj që nuk ka pasur, për aq sa kam informacione edhe zyrtare, sepse shpesh po bie në rastin që e kanë lëshuar Radojçiqin, po tentohet të luhet kjo”, ka deklaruar tutje Bajqinofci.

Bajqinofci, ka shprehur kritika të forta ndaj reagimit të ndërmjetësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në lidhje me sulmin terrorist.

Duke komentuar reagimin e tyre, Bajqinofci ka kritikuar faktin që Borrell dhe Lajçak nuk kanë përdorur termat “sulm terrorist”, “sulm kriminal” ose “sulm i armatosur” për të përshkruar ngjarjen.

“Mënyra sesi Borrell dhe Lajçak e kanë dënuar sulmin është e tmerrshëm. Pse po them kështu, ai thotë se e dënojmë sulmin asgjë më shumë, a snuk e përmend sulmin as nuk përmend sulm terrorist, sulm kriminal, sulm i armatosur, sulme Policinë mundën edhe tifozët me e gju. Nuk thonë asgjë, vetëm e dënojmë”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se ky mungesë e përmendjes së natyrës së sulmit ka bërë që dënimi të jetë i pavlerësuar dhe i paplotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat