Dugolli: BE-ja tani po e sheh se Vuçiq s’është i gatshëm për normalizim

Aktuale

Dugolli: BE-ja tani po e sheh se Vuçiq s’është i gatshëm për normalizim

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:47
Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli, ka shprehur qëndrimin e tij ndaj rolit të Bashkimit Evropian në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke e cilësuar si “të butë” reagimin e tyre ndaj Serbisë.

Sipas tij, me deklaratat e ndërmjetësuesve të BE-së, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk ka bërë asnjë hap përpara për paqen siç deklaron, pasi nuk përputhen me veprimet reale të Serbisë.

Me deklarata të buta duke e ledhatuar pak Serbinë, me shpresën që po kthehet përfundimisht në dialog dhe në paqe po del që nuk kanë dhez këto, nuk janë qenë të vërteta edhe të sinqerta deklaratë e Vuçiqit se ata përmes dialogut po janë të interesuar që të bëjnë hapa përpara’, ka deklaruar Dugolli.

“Por kësaj radhe edhe BE-ja edhe SHBA-ja po e shohin definitivisht se ky njeri ky shtet nuk është i gatshëm për normalizim të raporteve dhe ko është shumë me rëndësi të vihet në pah. Kësaj radhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët ka qenë i shkëlqyeshëm saqë edhe është lavdëruar nga shtet mike se ka pasur një koordinim të jashtëzakonshëm”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, deputeti i LVV-së është shprehur i shqetësuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, duke përmendur praninë e individëve të maskuar në barrikadat e fundit të vitit 2022 dhe raportet që tregojnë për grumbullimin e armëve në manastire dhe kisha.

“Derisa Serbia ka pretendime dhe nuk e njeh realitetin në Kosovë gjithmonë ka rrezik. Ne e kemi thënë edhe më herët këta njerëz të maskuar janë parë në barrikada, edhe KFOR-i ka parë edhe shërbimet e inteligjente kanë raportuar për këta, madje kanë raportuar se janë duke grumbulluar armë edhe nëpër manasitre e nëpër kisha që po del e vërtet. Kemi gjithashtu informacion se ka edhe tjera armatim nëpër veri”, ka deklaruar Dugolli.

Po ashtu, ai ka deklaruar se mund të pritet një sulm hakmarrës apo rigrupim i sulmuesve terroristë, “sepse derisa Serbia të mos heqë dorë nga Kosova, që me ndryshu realitetin me forcë gjithmonë duhet të pritet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat