Ibishi: Fotografia e përshëndetjes së policit me fëmijën në veri, tregon simpati dhe siguri

Aktuale

Ibishi: Fotografia e përshëndetjes së policit me fëmijën në veri, tregon simpati dhe siguri

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 23:48
Polici shqiptar duke përshëndetur fëmijët serb në Banjskë

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, duke komentuar fotografinë e sotme e cila qarkulloi në media ku shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke përshëndetur një fëmijë të komunitetit serrbë në Banjskë të Zveçanit, tha se tregon një lloj simpatie dhe sigurie që kanë qytetarët serbë me prezencën e Policisë së Kosovës në atë pjesë.

Madje Ibishi tha se ky imazh çon peshë në mediat ndërkombëtare, pasi sipas tij, e tregon Policinë e Kosovës në një paraqitje të afërt me komunitetin serb.

“Është një fotografi e jashtëzakonshme tregon fëmijët, simpatinë për uniformën, pra afrohen aty nuk kanë frikë, nuk kanë refuzim ndaj prezencës së Policisë. Edhe pse situatë e tensionuar nga ajo çfarë ndodhi nga terroristët, mendoj që kjo është pozitive që terroristët nuk kanë gjetë përkrahje nga komuniteti shumicë serbë në këtë pjesë të veriut të Kosovës. Edhe kjo është një simbolikë shumë e veçantë dhe çon peshë në mediat ndërkombëtare ky imazh, e tregon Policinë e Kosovës një paraqitje e afërt me komunitetin, ku ata kanë një siguri, një mbështetje edhe në këto rastet dramatike si kjo në Banjskë”, tha ai.

“Kjo tregon një simpati, një siguri, kur është prezenca e zyrtarëve policorë në krahasim me terrorin dhe tmerrin që kanë nxitë terroristët me atë ndërhyrje në territorin e Kosovës”, tha Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat