“Shqetësuese ikja e terroristëve”, Gashi i reagon Haradinajt: Më shqetësuese si futeshin aq lehtë terroristët në zyre të kryeministrit

Aktuale

“Shqetësuese ikja e terroristëve”, Gashi i reagon Haradinajt: Më shqetësuese si futeshin aq lehtë terroristët në zyre të kryeministrit

Nga: A.SH Më: 28 shtator 2023 Në ora: 06:55
Shkëlzen Gashi

Terroristi Millan Radoiçiq dyshohet se ishte prijës i grupit terroristë të sulmit që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Por, ky preson vite më herët ishte takuar me ish-kryemisnitrin Ramush Haradinaj, dhe jo vetëm.

Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë në një emision se është shqetësuese ikja e terroristëve pas sulmit që e kryen në Kosovë, më 24 shtator.

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se është shumë më shqetësues fakti se si futeshin aq lehtë terroristët në zyre të kryeministrit.

“Shqetësuese si ikën aq lehtë terroristët?

më shqetësuese si futeshin aq lehtë terroristët në zyre të kryeministrit 🙁”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat