Molliqaj: Presioni që Kosova të zbatojë marrëveshjet, i papranueshëm!

Aktuale

Molliqaj: Presioni që Kosova të zbatojë marrëveshjet, i papranueshëm!

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 07:11
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj kryetar i PSD në Kosovë lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë është shprehur se akuzat ndaj Serbisë janë të panevojshme.

I ftuar në studion e Top Story, Molliqaj u shpreh se ndërkombëtarët dinë gjithçka dhe kanë çdo provë në dorë dhe nuk është e nevojshme analiza e situatës.

Sipas tij rëndësia duhet të jepet në zgjidhjen e situatës dhe lëvizjet e radhës së qeverisë së Kosovës. Ai tha se kërkesa që Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen është e papranueshme.

“Nuk ka vlerë nëse e shajmë Serbinë, ku do të arrijmë me ketë? S’ka askush që mendon ndryshe. Nese mendoni se do ta bindi bashkësinë ndërkombëtare me fakte, ky është naivitet. Shërbimet e huaja dinë më shumë sesa ne. Nuk i janë vendosur sanksione Serbisë. Kërkesa e SHBA është zbatimi i marrëveshjes. Osmani ka thënë që duhet të nisim menjëherë draftin e asociacionit. Ngjarja nuk i ka shërbyer Kosovës, ajo që po lexoj është frikë. Bashkësia ndërkombëtarë, janë njëzëri që Kosova duhet të zbatojë një marrëveshje që për mua është e papranueshme. Ky duhet të ishte moment i zgjidhjes, jo i vënies gisht. Para se Albini të pranonte marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, të gjithë kanë thënë nuk do e pranojë, tani e thonë e ka pranuar për të mos e zbatuar. Kjo qeveri ka pranuar marrëveshje”- u shpreh Molliqaj në Top Story.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat