Ish-komandanti i UÇK-së çuditet me deklaratën e Haradinajt: Sa trishtim është me i dëgjue këto fjalë nga një individ!

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së çuditet me deklaratën e Haradinajt: Sa trishtim është me i dëgjue këto fjalë nga një individ!

Nga: A.SH Më: 28 shtator 2023 Në ora: 08:18
Hafi Hoxha

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se këto ditë kemi pushuar sepse Qeveria është përballë me hasmin më të fortë, Serbinë.

Hoxha ka thënë se kjo është dekaratë është një trishtim e thënë nga Haradinaj.

“Hajt tash qysh me e kuptue këtë deklaratë, këtë botëkuptim të bërit politikë si opozitë! Pra synim të punosh kundër Qeverisë dhe kundër institucioneve të vendit”!

Postimi në Facebook:

Po e analizoi deklaratën e ish kryeministrit Ramush Haradinaj mbrëmë në një TV, nuk po e kuptoj a ke gabim në të shprehur apo mendon pernime kështu!

Në pyetjen; çka bëri opozita këto ditë gjatë këtij sulmi terrorist në Kosovë ai tha:

“Ne opozita kemi pushue këto ditë, nuk kemi punue kundër Qeverisë së Kosovës sepse kjo Qeveri e patë hasmin më të fort se në këto ditë! “ e më vonë ne prapë do të vazhdojmë si opozitë punën tonë kundër kësaj Qeverie”!

Pra opozita a e ka detyrën me i ndihmue me e kontrollue me e përcjellë, me e korrigjue me i propozue ide me qortue Qeverinë e vendit në punën e saj dhe mos me lejue me bë gabime APO ME LUFTUE KUNDËR QEVERISË SË VENDIT TË TYRE !?

Hajt tash qysh me e kuptue këtë deklaratë, këtë botëkuptim të bërit politikë si opozitë! Pra synim të punosh kundër Qeverisë dhe kundër institucioneve të vendit!

Sa trishtim është me i dëgjue këto fjalë nga një individ !

Kur opozita e konsideron punë dhe angazhim aktivitetin e tyre politik kundër Qeverisë së vendit atëherë ske qka pret të mirë në atë vend !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat