Tahiri: BE-ja rrezikon të përfundojë si dështuese e dialogut që zgjati 12 vjet, Perëndimi duhet të veprojë tani

Aktuale

Tahiri: BE-ja rrezikon të përfundojë si dështuese e dialogut që zgjati 12 vjet, Perëndimi duhet të veprojë tani

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 09:10
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë qe Bashkimi Evropian duhet të lëviz me njohjen nga pesë vende që nuk e njohin Kosovën si shtet.

Në këtë mënyrë sipas saj do të kontribuonte në paqen për Ballkanin.

Në të kundërtën, sipas Tahirit, BE-ja do të përfundojë si dështuese e dialogut.

“BE duhet te leviz me njohjen e 5 vendeve te Kosoves. Ky do ishte kontribut  per paqen ne Ballkan, perndryshe do  te perfundoj si deshtuese e nje dialogu qe zgjati 12 vjet  plus ne fund tensione ne rritje. Nese nuk ndodh kjo zgjidhja do te jet gjeopolitike.  Tashme kemi hyre ne epoken e luftes se ftohte gjeopolitike mes perendimit dhe lindjes. Vija gjeopolitike do te ndane Ballkanin ne keto linja. Ndersa sulmi hegjemon i Serbise ndaj Kosoves ishte nisje e terheqjes se vijes gjeopolitike ne Ballkan i nxitur nga Rusia; perendimi duhet te veproj tani!”, ka shkruar Tahiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat