“Strategjia politiko-luftarake e ‘gueriles’ të cilën është duke menduar Serbia përfshin 8 pika”

Aktuale

“Strategjia politiko-luftarake e ‘gueriles’ të cilën është duke menduar Serbia përfshin 8 pika”

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 09:35
Foto nga veriu kur ndodhi sulmi terroristë

Drizan Shala, ekspert i sigurisë ka bërë një analizë lidhur me aksionin e grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë një policë, heroi Afrim Bunjaku.

Shala ka thënë se Serbia po synon që përmes ‘gueriles’ serbe në veri të Kosovës po synon destabilizimin dhe ndarjen e vendit. Sipas tij, kjo strategji e Beogradit përmban tetë (8) pika.

Pika e parë, është ajo e përgatitjes së kushteve për luftë popullore (nxitjen e deponimit të popullit për luftë) dhe zhvillimin gradual të saj.

‘’Kjo pjesë tani mund të thuhet që Vuçiqi është duke punuar përmes narratives së krijuar me theks të veçantë në ditën kritike të 24 shtatorit kur ndër tjerash potencojë që ‘nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës’”.

Pika e dytë, sipas ekspertit të sigurisë është ajo e ngritjes së moralit të popullit (besimit në fitore) dhe vendosmërinë për të qëndruar deri në fitore pa marrë parasysh vështirësitë.

‘’Këtu ishte tani informacioni që ka dal nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që presidenti serb, Aleksander Vuçiq, në takimin e 14 shtatorit duke potencuar që Milan Radojçiq do të jetë kryehero i serbëve në Kosovë’’.

‘’Inkuadrimi i Kishës Serbe tani pas datës 24 shtator, duke futur veten në rolin e saj propagandistik për të nxitur popullatën në luftën e tyre’’.

Pika e tretë, është ajo e zbulimit dhe eliminimi i  bashkëpunëtorëve të armikut dhe administratorëve lokal të imponuar.

‘’Ky formacion paraushtarak ka vazhduar që nga viti 2014 e tutje të bej presione duke eliminuar qytetaret e serb që pranojnë institucionet e Kosovës”.

Pika e katërt, është dëmtimi apo shkatërrimi i çdo objekti që e shfrytëzon armiku.

“Në këtë pjesë hynë objektet me karakter strategjik nacionale të Kosovës të ndërtuar në perimetrin e hapësirës që ata mendojnë ta sulmojnë si strukturë guerile/paraushtarake”.

Pika e pestë, është sigurimi i mjeteve të nevojshme për jetë dhe luftë.

“Në këtë pikë strukturat shtetërore të Serbisë tani kanë ndarë mjetet financiare për grupet para ushtarake për të mbështetur veprimtarit e tyre në territorin që dëshirojnë ta kontrollojnë”, ka thënë Shala.

Armë, municion, e pajisje tjera ushtarake të sekuestruara në manastirin e Banjskës të Zveçanit.

Pika e gjashtë, sipas ekspertit të sigurisë është krijimi i pushtetit në territoret e lira si dhe atij paralel (gjysmë legal) ose edhe tërësisht ilegal ku kontrollohet nga armiku.

“Shteti i Kosovës duhet të ndërmarr veprime të saja në drejtim të shpalljes së subjektit politik ‘Lista Serbe’ formacion terrorist si dhe fillimin e aksioneve në drejtim të objekteve, hapësirave që janë nënvëzhgim të institucioneve për veprime paralele të këtyre strukturave të Serbisë”.

Pika e shtatë, është përcaktimi i qartë i qëllimeve politike e ushtarake të luftës guerile.

“Tani qëllimi politik është shkëputja e katër komunave veriore nga tërësia territoriale Kosovës përmes grupeve paraushtarake/ushtarake si dhe strukturave të tyre shtetërore të formatit inteligjent të Serbisë.

Pika e tetë, është sigurimi i përkrahjes nga aleatët e mundshëm dhe aprovimit ndërkombëtar për luftën popullore.

“Takimi i datës së 25 shtatorit në mes Vuçiqit dhe Ambasadorit rus në Beograd dëshmojë dhe argumentojnë që tani Rusia do të arsyetoj në arenën ndërkombëtare ‘luftën popullore’ në Kosovë si analoge me atë në Ukrainë në pjesët e shkëputura nga ajo”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat