​Aktakuzë ndaj 10 personave për import dhe eksport të armëve si dhe kultivim të narkotikëve

Aktuale

​Aktakuzë ndaj 10 personave për import dhe eksport të armëve si dhe kultivim të narkotikëve

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” , “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate, Prokuroria në Pejë ka thënë se bëhet fjalë për personat me inicialet H.S., R.Gj., M.H., K.L., F.L., M.N., S.J., H.J., S.B. dhe Sh.J.

“Sipas aktakuzë, të pandehurit H.S., R.Gj., M.H., K.L. dhe F.L., në bashkëveprim gjer me datë 7 shtator 2022, në regjioni e Pejës, blejnë, furnizohen, ndërmjetësojnë dhe shesin armë e municion të llojeve të ndryshme, mes vete dhe personave tjerë, ku në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364, paragrafi 1, e lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria.

Prokuroria ka treguar edhe për veprat për të cilat dyshohen të pandehurit e tjerë.

“M.N., S.J., H.J., dhe S.B., sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në fshatin Drejë të komunës së Istogut, në bashkëveprim, pa autorizim kultivojnë bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope dhe atë të llojit “Marihuan”, në fshatin e lartshënuar kanë kultivuar prej 92 (nëntëdhjetedy) copë bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa” në lartësi prej 200cm, me këto veprime kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së”, është bërë e ditur në komunikatë.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri M.N, akuzohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur nga Policia e Kosovës 42.65 gram narkotikë të llojit “Kokaina” ndërsa akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Kurse, i pandehuri Sh.J, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës tek i pandehuri në gjatë kishte gjetur në patentë shofer të falsifikuar të shtetësisë Finlandeze , për çka akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” nga neni 390,paragrafi 1, të KPRK-së. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale për të cilat dyshohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat