Abdixhiku: Atë që ka fituar të dielën Policia në Banjskë, duhet ta fitojmë në politikë e diplomaci

Aktuale

Abdixhiku: Atë që ka fituar të dielën Policia në Banjskë, duhet ta fitojmë në politikë e diplomaci

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 12:10
Lumir Abdixhiku

“Jemi në momentin tonë”, tha Abdixhiku, duke shtuar se “LDK me te gjitha kapacitetet e saj, do të mbështesë gjithherë institucionet e Republikës në përballje të tilla”.

Siç është shprehur ai, “atë që djemtë e vajzat tona e fituan ditën e 24 shtatorit në Banjskë, duhet ta fitojmë në politikë e në diplomaci”.

“Tani radhën ka politika. Dhe këtu ndërtohen kthesat e mëdha. Ne e kemi një mundësi të tillë. Është përgjegjësi e Qeverisë, dhe për këtë do ta ketë mbështetjen pa asnjë kalkulim, që këtë kthesë ta përkthej në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtar”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se e vërteta është se gjatë dy viteve të fundit, pozicioni i Kosovës ka qenë i rënduar, duke përmendur se Kosova është ende nën masa ndërkombëtare.

Ai tha se në përballje të tilla, bashkërendimi i ngushtë me aleatë është jetik.

“E vërteta e vetme është se për Kosovën do të ishte e pafalshme, të humbet një përballje me një Serbi që mbështetë dhe strehon terroristë. Prandaj sot duhet t’i mbajmë aleatët në krah. Duhet të ecim me ta. Pra jemi në momentin tonë”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat