19 vjeçari nga Kosova u ther për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci, e konfirmon ministria - ja detajet

Aktuale

19 vjeçari nga Kosova u ther për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci, e konfirmon ministria - ja detajet

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 13:59 Përditësuar në ora: 19:58 më 28.09.2023
Foto ilustrim

MPJD konfirmon se një shtetas i Kosovës u gjet i vdekur në territorin e Serbisë: S’ka indikacione se u vra ana autoritetet serbe

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një 19-vjeçar nga Kosova është therrur me thikë në kufirin Kroaci-Serbi.

Pas plagëve të marrë ai ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc.

Viktima nga Kosova në kufirin Serbi-Kroaci është Sh.M, policia serbe në kërkim të një emigranti

Mediat serbe kanë raportuar se dy persona nga Kosova janë sulmuar në një pikë kufitare mes Kroacisë e Serbisë më 26 shtator.

Njëri prej tyre ka vdekur nga plagët që ka marrë.

Siç raportojnë burimet, viktima është një 19 vjeçar nga Kosova me inicialet Sh.M.

 Siç ka raportuar më herët mediumi serb “Blic”, policia “është duke u kërkuar intensivisht” për autorët e krimit.

“Pashë një burrë dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë.

Nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte dhe zakonisht nuk dalim nga kamioni në këtë pjesë të rrugës, veçanërisht natën, sepse ka emigrantë të fshehur në zonë. Policia ka ardhur rreth orës 22:00”, thotë një shofer kamioni nga Bosnja.

Ende nuk dihen detaje, por bëhet e ditur se këta dy të persona që janë sulmuar janë nga Kosova.

 Ata kanë kaluar pikën kufitare “Batrovci” dhe janë nisur në këmbë në drejtim të fshatit. Njëri prej tyre ka arritur t’i shpëtojë një grupi sulmuesish, të cilët, siç mësojmë jozyrtarisht, i kanë sulmuar këta dy persona ndoshta me thika.

Një burrë (35) i cili ka arritur të shpëtojë ka vrapuar drejt kufirit dhe ka kërkuar ndihmë.

I riu ka marrë disa plagë me thikë në trup.

Burri që arriti të arratisej u transferua në stacionin policor në Shid, ku njohu një nga sulmuesit. Mediat serbe thonë se policia është në kërkim intensiv të një emigranti nga Afganistani.

---

Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur.

Njëri prej tyre, 19 vjeçar, ka vdekur nga plagët e marra me thikë, siç raporton mediumi serb “Blic”, transmeton express.

Polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”.

Gjegjësisht, sipas informacioneve, policia është në kërkim të personave të cilët të martën më 26 shtator sulmuan dy të rinj në hyrje të fshatit Batrovci dhe qëlloi për vdekje njërin prej tyre, nëntëmbëdhjetë vjeçarin nga Kosova, shkruan mediumi serb.“Pashë një burrë dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë. Nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte dhe zakonisht nuk dalim nga kamioni në këtë pjesë të rrugës, veçanërisht natën, sepse ka emigrantë të fshehur në zonë. Policia ka ardhur rreth orës 22:00”, thotë një shofer kamioni nga Bosnja.

Një burrë vrapoi në kufi dhe kërkoi ndihmë

Ende nuk dihen detaje, por bëhet e ditur se këta dy të persona që janë sulmuar janë nga Kosova.

 Ata kanë kaluar pikën kufitare “Batrovci” dhe janë nisur në këmbë në drejtim të fshatit. Njëri prej tyre ka arritur t’i shpëtojë një grupi sulmuesish, të cilët, siç mësojmë jozyrtarisht, i kanë sulmuar këta dy persona ndoshta me thika. Një burrë (35) i cili ka arritur të shpëtojë ka vrapuar drejt kufirit dhe ka kërkuar ndihmë.

I riu ka marrë disa plagë me thikë në trup.

Burri që arriti të arratisej u transferua në stacionin policor në Shid, ku njohu një nga sulmuesit. Siç mësojmë, policia është në kërkim intensiv të një emigranti nga Afganistani.

Pavarësisht kritikave që mori nga BE, Serbia thellon bashkëpunimin me Kinën: Angazhon edhe policinë kineze nëpër qytetet serbe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat