Plas sërish lufta në Kosovë?! Spartak Ngjela zbërthen skenarët e Vuçiçit

Aktuale

Plas sërish lufta në Kosovë?! Spartak Ngjela zbërthen skenarët e Vuçiçit

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:39
Avokat Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela foli ditën e sotme në emisionin Breaking për sulmin terrorist në veri të Kosovës si dhe skenaret e mundshëm të Aleksandr Vucic në një luftë të mundshme.

“Gjithë sulmet e Serbisë në 150 vjet në botën shqiptare kanë qenë sulme terroriste. Serbia është shtet terrorist që në lindje, nuk janë etni. Shikoni si e kanë konglomeratin.

Tani që ka dalë Kosova, dy frikëra kanë me Kosovën, e Greqisë me Camërinë dhe frika e qeverisë së Serbisë me Vojvodinën.

Shenjat janë që frika e tyre është këtu, por se do fillojë si çështje apo jo këtë nuk e dinë,” tha Ngjela.

Avokati gjithashtu komentoi fjalët e Aleksandr Vucic, i cili ditë më parë u shpreh se “mund të na vrisni të gjithë, por ne nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës”.

“Një nga terroristët që u plagosën është non-grata në SHBA për terrorizëm. Kjo tregon që janë të shqetësuar. Ka një gjë që frika është gravitacion psikik.

Tërroristët u vendosën në një manastir se nuk dalin dot nga psikologjia e vjetër se na quajnë ne turq. Duan të të eliminojnë kombësinë tënde nga feja. Meqë je mysliman je turk. Por kjo është monedhë e zhvleftësuar. Dhe kështu donin që të bëhej një represalje në atë manastir që të dukej si luftë fetare. Donin të thonin që ishte xhamia kundër kishës, por dështuan", tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat