Anton Quni: Lista Serbe është në shërbim të kauzës kriminale të Radojçiqit për ta destabilizuar Kosovën

Aktuale

Anton Quni: Lista Serbe është në shërbim të kauzës kriminale të Radojçiqit për ta destabilizuar Kosovën

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:44
Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se Lista Serbe është në shërbim të kauzës kriminale të Radojçiqit për ta destabilizuar Kosovën.

Ai tha se të gjitha shërbimet e Radojçiqit duhet të neutralizohen pasi është në ndjekje.

“Të gjithë e dimë që Radojçiq nuk është në shërbim të Listës Serbe por kjo parti është në shërbim të kauzës së tij kriminale terroriste për ta destabilizuar Kosovën, kur është në ndjeke një personalitet që ka mundësi të tilla atëherë do të duhen të neutralizohen të gjitha shërbimet e tij nga burimet financiare mbështetja personel, krahu politik i tij etj”, tha Quni.

Quni thotë se afërsia mes Vuçiqit dhe Radojçiqit tregon implikimit e drejtpërdrejtë të Serbisë brenda Kosovës.

“Kur e kemi parasysh afërsinë e Radojçiqit me Vuçiqin ky është edhe një tregues i implikimit të drejtpërdrejtë të Serbisë brenda Kosovës është një ndërhyrje e shtetit fqinjë në ndërhyrjen nacionale të Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat