“Tri kërkesat “urgjente” (djallëzore) të Edi Ramës!”, sociologu ‘godet’ kryeministrin shqiptar: Sa lehtë bëhet zëdhënës i Serbisë!

Aktuale

“Tri kërkesat “urgjente” (djallëzore) të Edi Ramës!”, sociologu ‘godet’ kryeministrin shqiptar: Sa lehtë bëhet zëdhënës i Serbisë!

Nga: N. Sh. Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:42
Edi Rama

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, sociologu Fadil Maloku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Maloku përmes një shkrimi, thotë se është e çuditshme me sa lehtësi Rama bëhet zëdhënës i interesave të Serbisë.

Ai thotë se përmes analizës së tij, kapi tri kërkesa të Ramës gjatë konferencës së tij, të mbajtur sot, ku foli për Kosovën e Serbinë.

Postimi i plotë:

Tri kërkesat "urgjente" (djallëzore) të Edi Rames!

Është shumë e çuditshme se si ky njeri, PRANON me kaq lehtësi të bëhet zëdhënës i interesave të Serbisë!?

(Përmes metodës së Analizës së Përmbajtjes, ad hoc i "kapa" tri kërkesa të tija absurde, në Konferencën që sapo mbajti me mediet shqiptare)

1. kërkoj që Serbia të mos konsiderohet si agresore (lexo; përgjegjëse direkte!), kur në ndërkohë edhe diplomat, po edhe politikan të shquar evropian sulmin në Kosovë e identifikuan si akt terrorist dhe me "adresë" të Serbisë;

2. kërkoj që NATO të marrë kontrollin e 4 komunave veriore të Kosovës, edhe pse Policia e Kosovës u dëshmua e denjë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Që pa asnjë mëdyshje, i bie të përligjet ndarja e Kosovës...!?

3. kërkoj sërish (në këto momente tensionimi!?) një Konferencë të dëmshme për reduktimin e sovranitetit të shtetësisë së arritur me gjitha ato sakrifica...

Tani gjykone, Ju miq se përse i bë ai këto deklarime...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat