Çollaku tha se Kosova e parandaloi autonominë serbe në veri

Aktuale

Çollaku tha se Kosova e parandaloi autonominë serbe në veri

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 20:28
Fatmir Çollaku

Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Fatmir Çollaku, tha se qëllimi i organizmit në veri ishte shpallja e një autonomie dhe ndarja e pjesës veriore nga Kosova.

Çollaku tha se bazuar në numrin e armëve dhe pajisjeve të sekuestruara në Banjskë, bëhej fjalë për një batalion të përgatitur i cili sipas tij, do t’i rezistonte Policisë së Kosovës dhe ta shpallte autonominë në veri të vendit.

“Bëhej fjalë për një arsenal të madh armësh, kalibrash të ndryshëm të cilat do të duhej të përdoreshin në rastin kur ata e vlerësojnë për të ndarë Kosovën, pra pjesën veriore, për shpalljen e një autonomie, meqë bëhej fjalë për një numër të madh të armëve dhe numër të madh të qytetarëve që do t’i vishnin këto uniforma dhe do të pajiseshin me këto armë. Bëhej fjalë për një njësi bukur të madhe, pra në gjuhën e ushtrisë për një batalion dhe i cili do t’i rezistonte fuqishëm Policisë së Kosovës shkuarjen në veri dhe kësisoj më pastaj skenarët serbë si zakonisht për të organizuar takime, dialogje politike për të shpallë pra edhe njëherë autonominë e veriut”, tha ai.

Megjithatë, Çollaku konsideron se Kosova e ka parandaluar një të keqe të madhe apo siç e ka quajtur një kthesë historike.

“Fatmirësisht, falë Policisë së Kosovës fillimisht dhe institucioneve tjera të sigurisë, miqve ndërkombëtarë dhe SHBSA-së, ne shpëtuam, shteti i Kosovës e parandaloi një të keqe të tillë të madhe, një kthesë të madhe historike, një hap prapa dhe parashikimi i njohësve është që po të ndodhte një gjë e tillë, numri i të vrarëve do të ishte me dhjetëra ndoshta edhe me qindra”, u shpreh Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat