Kraki kritikon ndërkombëtarët: Deshën ta trembin Kurtin, Banjska i dha të drejtë kryeministrit

Aktuale

Kraki kritikon ndërkombëtarët: Deshën ta trembin Kurtin, Banjska i dha të drejtë kryeministrit

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 21:48
Nezir Kraki

Nezir Kraki se se ngjarja që kanë ndodhur në Basnjkë të Zveçanit këtë të diel duhet të shfrytëzohet “me mend e taktikë”.

Kraki tha në “Pressing” në T7 se fajtori kryesor i ngjarjes në Banjskë është qasja e ndërkombëtarëve.

Ai tha se përkëdhelja e Serbisë i dha të drejtë atyre që ta “frikësojnë” Kurtin, por që sipas tij kjo situatë i dha të drejtë Kurtit.

“Fajtorët kryesorë të ngjarjeve dhe të vrasjeve në veri të Afrim Bunjakut, fajtori kryesor është qasja e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë këtë vitin e fundit, sepse përkëdhelja e Serbisë, trimërimi i Serbisë, i kanë dhënë të drejtë për ta frikësu Albin Kurtin-kokëfortin e shqiptarëve i cili nuk po kuptoka. E hajde tash ta trembim Albinin me diçka dhe kjo trembja e Albinit dha këtë rezultat”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat