“Biden zgjohu”! Analisti amerikan ka një thirrje të fuqishme pas sulmit të terroristëve serbë në veri të Kosovës

Aktuale

“Biden zgjohu”! Analisti amerikan ka një thirrje të fuqishme pas sulmit të terroristëve serbë në veri të Kosovës

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 22:16
Joe Biden

Analisti Edward Joseph tha në një intervistë për Euronews Albania se dhuna e përdorur nga serbët në veri ndaj ushtarëve të KFOR duhet të zgjojë Kongresin Amerikan dhe administratën e Biden.

Sipas tij, tërheqja e trupave amerikane nga Kosova do të ishte një gabim i madh dhe një dritë jeshile për Serbinë për të vijuar sulmin.

“Ne e pamë çfarë ndodhi në 29 maj, sulmet e ashpra që ndërmorën nga pala serbe ndaj KFOR. Të paktën 1 anëtar hungarezi KFOR humbi këmbën, mund të ishin vrarë dhe kjo duhet të zgjojë Kongresin Amerikan dhe administratën e Biden.

Ne kemi trupa amerikane në terren në Kosovë. Unë kam qenë një ushtar amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë. SHBA duhet të ketë shumë të kujdes për trupat e tyre që janë thelbësore në Kosovë. Nuk mund t’i tërheqin, kjo do të ishte një dritë tjetër e gjelbër për Beogradin për të vijuar sulmin”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat