Vjen thirrja urgjente për BE-në: Serbia të shpallet shtet sponsor i terrorizmit

Aktuale

Vjen thirrja urgjente për BE-në: Serbia të shpallet shtet sponsor i terrorizmit

Nga: A.M. Më: 28 shtator 2023 Në ora: 23:49
Terroristët serbë

Sulmi i terroristëve serbë në Manastirin e Banjskës ka tronditur Kosovën, dhe jo vetëm.

Ka pasur reagime të shumta për këtë akt terrorist, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Shumica e shteteve evropiane, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur Kosovën, derisa kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë bërë thirrje që terroristët të sillen para drejtësisë.

Së fundi, eksperti austriak, Gunther Fehlinger përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që Serbia të shpallet shtet terrorist.

“I bëj thirrje BE-së që ta caktojë Serbinë shtet sponsor të terrorizmit”, shkroi Fehlinger, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat