Momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së Radoiciqit, bashkë me veturat e konfiskuara

Aktuale

Momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së Radoiciqit, bashkë me veturat e konfiskuara

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 09:12
Vetura

Tashmë ka përfunduar bastisja e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Mediumi lokal Kontaktplus ka publikuar një video nga momenti kur policia e përfundon bastisjen.

Në video shihet edhe njëra ndër makinat që u konfiskua nga bastisja në restorantin e gruas së Milan Radojiciqit, njeriut kryesor që mori pjesë në sulmin terrorist në veri.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veriun e Mitrovicës ka konfirmuar se ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në katër nga pesë lokacionet që po bastisen me urdhëresë të gjykatës në komunat veriore të Kosovës.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në veri, janë duke u zhvillu aksione në 5 lokacione në tri komuna. Në katër prej lolacioneve të bastisura, aksioni ka perfundu”, tha Elshani.

Sulmi terrorist në Banjskë, Policia po zhvillon operacion në pesë lokacione në tri komunat veriore
Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se më bazë të urdhëresës së gjykatës, po zhvillohen kontrolle në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës.ë njoftimin e Policisë, thuhet se ky operacion po zhvillohet lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat