Policia speciale bastis edhe vilën e Radoiçiqit në Ujman, ja çfarë konfiskun

Aktuale

Policia speciale bastis edhe vilën e Radoiçiqit në Ujman, ja çfarë konfiskun

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 10:48
Milan Radojiçiq

Shënjestër e kontrolleve të realizuara sot nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të vendit, është edhe një vilë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Policia e Kosovës ka shkuar për kontroll edhe në vilën e Millan Radoiçiqit, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, e cila gjendet në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Image

 

Vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit.

Ndërkaq, pas kontrollit në vilë, policia ka konfiskuar një varkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat