Haradinaj për rastin e 53-milionshit: Kisha mbështetjen e kabinetit, çështja mund të përfundonte në Arbitrazh

Aktuale

Haradinaj për rastin e 53-milionshit: Kisha mbështetjen e kabinetit, çështja mund të përfundonte në Arbitrazh

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 11:43
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në cilësinë e dëshmitarit tha se bazuar në procedurat e vendimmarrjes së brendshme për mbylljen e projektit, e konsideron të drejtë vendimin për zgjidhjen e çështjes me “Bechtel-Enkan”.

“Po, bazuar në procedurat e vendimmarrjes së brendshme për mbylljen e projektit që ka qenë në tavolinë. Arsyeja është se projekti në fjalë, në gjendjen e atëhershme nuk mund të vazhdonte pa e definu konkluzionin për obligimin financiar”, tha Haradinaj duke u përgjigjur në pyetjen e të akuzuarit Eset Berisha lidhur me atë se a konsideron se ka qenë vendimi i drejtë për zgjidhjen e çështjes me “Bechtel-Enkan”.

Ndërsa, i pyetur se a ndjehet i lajthitur apo mashtruar nga ministri Pal Lekaj, Haradinaj tha se Kryetari i Qeverisë merr vendime në bazë të ngritjes së çështjes nëpër etapat e veta.

“E nderuar gjykatëse të nderuar gjykatës të trupit gjykes, kryetari i Qeverisë merr vendime në bazë të ngritjes së çështjes nëpër etapat e veta”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se vendimmarrjen e ka vetëm përfaqësuesi i vendimit, ministri ose zëvendësiminstri.

“Vendimmarrjen e ka vetëm përfaqësuesi i vendimit. Ministri ose i delegumi nga ministri në këtë rast zëvendësministri. Të drejtën e ndihmesës për ekspertizë vijnë zakonisht nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë, këshilltarët profesionistë ose ata të lidhur me temën që ka qenë në praktikë për me pas më shumë njerëz. Pra, të gjithë ata janë ata që kanë qenë në atë kohë”, shtoi ai.

Ndërsa, kur u pyet se a konsideron që ka pasur të gjitha materialet mbështetëse të nevojshme për marrjen e vendimit nga Qeveria për aprovimin e kërkesës së Bechtel-Enkas, kjo pyetje u kundërshtua nga prokurori Atdhe Dema.

Prokurori tha se kundërshtimi bazohet në mënyrën e parashtrimit të pyetjes, sepse dëshmitari nuk mund të pyetet se a konsideron se ka pranuar dokumente të mjaftueshme.

Haradinaj po dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit.

Kujtojmë, në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Haradinaj, është dëshmitar i propozuar nga mbrojtja

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më  9 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më ç8 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat