Sveçla publikon pamje nga bastisja në banesën e Radojiçiqit: Bëhet fjalë për një Pablo Escobar të rajonit

Aktuale

Sveçla publikon pamje nga bastisja në banesën e Radojiçiqit: Bëhet fjalë për një Pablo Escobar të rajonit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 14:25
Banesa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga bastisja që është bërë sot në banesën e Milan Radojiçiq, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. 

Sveçla ka thënë se nga pamjet në fjalë “dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.

“Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.

Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, Radojiçiq, përmes përfaqësuesit të tij, e ka pranuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë.

Milan Radojiçiq pranon se mori pjesë në sulmin terrorist në Bansjkë: Kam kryer të gjitha përgatitjet logjistike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat