Kraki me gjuhë të ashpër i reagon Baton Haxhiut dhe Edi Ramës, ‘zbulon’ qëllimin e terroristit Radojçiq

Aktuale

Kraki me gjuhë të ashpër i reagon Baton Haxhiut dhe Edi Ramës, ‘zbulon’ qëllimin e terroristit Radojçiq

Nga: N. Sh. Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:26
Nezir Kraki

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki ka reaguar ashpër pas që, terroristi Millan Radojçiq e pranoi sot se ka organizuar sulmin në veri ku edhe u vra një polic i Kosovës.

Kraki thotë se versioni i terroristit Radojçiq, ka për qëllim me e pastru Aleksandër Vuçiqin.

Ai tutje shprehet se kjo është fiks sikur përpjekja e Baton Haxhiut dhe Edi Ramës që me i mëshu Kosovës e me dal sa më mirë Serbia.

Postimi i plotë:

Versioni i Radojçiqit ka për qëllim me e pastru Vuçen. Fiks sikur përpjekjet e Batonit dhe Edi Ramës bashkë me disa këlysh që lehin debateve, të cilët prej të dielës e kanë për mision me i mshu Kosovës sa ma fort që Serbia me dal sa më mirë.

Gërdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat