Konfiskohet varka e terroristit Radoiçiq: Ish-ushtari i UÇK-së: Me këtë varkë shëtiste banditi i Brojës, Hashim Thaçi

Aktuale

Konfiskohet varka e terroristit Radoiçiq: Ish-ushtari i UÇK-së: Me këtë varkë shëtiste banditi i Brojës, Hashim Thaçi

Nga: N. Sh. Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:53
Pamje kur Hashim Thaçi shëtiste liqein e Ujmanit

Sot Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë kanë konfiskuar shtëpinë e kryekriminelit dhe terroristit Millan Radojiqiq.

Për këtë ka reaguar edhe ish pjesëtari i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, nga Shqipëria, Vendim Demaj.

Ai thotë se varka e konfiskuar e terroristit Millan Radojiqiq, është varka me të cilën dikur shëtiste Hashim Thaçi.

Demaj, ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin e qun “bandit të Brojës”.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës vazhdon kontrollet në gjithë pjesën veriore të Kosovës për gjetjen dhe grumbullimin e sa më shumë provave, si dëshmi e sulmit #terrorists që u krye në Banjskë  të Zveçanit, nga #terroristët e Serbisë dhe u udhëhoq nga #terroristi Radojçiq.

Objekt i kontrollit ka qenë edhe vila e #kryeterroristit Radojçiq, ku ndër objektet e sekuestruara, ishte edhe varka me të cilën dikur shëtiste banditi i Brojës Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat