“Ja njoh mirë nënën, me babin e tij kam punuar”, Afrim Caka njeriu që kishte histori interesante me kriminelin Radojçiq

Aktuale

“Ja njoh mirë nënën, me babin e tij kam punuar”, Afrim Caka njeriu që kishte histori interesante me kriminelin Radojçiq

Nga: A.M. Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:37
Ish i burgosi politik nga Gjakova, Afrim Caka

Ish i burgosi politik nga Gjakova, Afrim Caka, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Debat Plus” për të komentuar sulmin terrorist në Manastirin e Banskës.

Ai gjatë emsionit tregoi një histori interesante me kryekriminelin Milan Radojçiq.

Saka tha se ia njeh prindëritë e tij, ku madje me babain e Radojçiqit kishte punuar, ndërsa për nënën e tij tha se ia njeh shumë mirë, transmeton "Bota sot".

“Me babin e tij kam punu në një fabrikë dhe ja njoh mirë nënën e Radojçiqit. Nënën e ka pas më shumë shoveniste se që ka qenë vetë.

Radojçiqi ka lind në Gjakovë, ndërsa babi i tij në Pejë”, tha ndër të tjera ai.

Saka kujtoi kohën kur Radojçiqi me nënën e tij ia sillnin bukën babait në fabrikën ku punonte edhe ai.

Video e plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat